Nga Interi për në Anderlecht – Ende nuk dihet se ku do ta përfundojë Lukaku
Ende ka shumë të paqarta sa i përket të ardhmes së sulmuesit Romelu Lukaku.
Sport
Lojtari ka qenë poshtë pritshmërive këtë sezon në Chelsean, andaj shihet si një nevojë emergjente ndërrimi i ambientit për të.
Në fillim u përfol se belgu mund të rikthehet tek Inter, me lojtarin që ia “bënte me drita” “zikaltërve”, por tashmë është shtuar edhe Anderlechti si pistë e mundshme për lojtarin, shkruan lajmi.net.
Lukaku edhe në të kaluarën paralajmëroi një kalim te klubi i tij i parë si profesionist, Anderlecht, prandaj gjasat që futbollisti të përfundojë atje janë jo të vogla.
Kontrata e 28-vjeçarit me Chelsean skadon në vitin 2026, por, siç duket, ndarja e rrugëve do të ndodhë shumë më herët sesa ishte planifikuar. /Lajmi.net/