BT Sport: Savic sulmon fizikisht Grealish në tunel
BT Sport raporton se Stefan Savic ka sulmuar fizikisht futbollistin e Manchester City, Jack Grealish.
Sport
Motivet e sulmit nuk dihen ende, por edhe brenda fushës u pa një situatë acaruese në mes të dyshes.
Tutje, në njoftimin e BT Sport, bëhet e ditur se janë involvuar edhe policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën që u krijua në mes futbollistëve.
Janë gjithsej tetë policë që kanë zbritur poshtë tunelit për ta qetësuar situatën në mes të lojtarëve. /Lajmi.net/