Atletico Madrid shton interesimin për Lautaro Martinez
Lautaro Martinez vazhdon të jetë në mesin e dëshirave të Atletico Madrid.
Sport
Merkatoja e verës pritet ta gjejë mjaft aktive skuadrën ‘Rojiblancos’, të cilët po shohin për përforcime në repartin e sulmit.
Nga Italia bëjnë të ditur se Atletico janë të interesuar dhe po shtyjnë fort për transferimin e Lautaro Martinez, transmeton lajmi.net.
‘Rojiblancos’ tashmë kanë nisur negociatat me Inter dhe kanë bërë pyetjet e para për argjentinasin.
Thuhet se Inter vlerësojnë lojtarin me 70-80 milionë euro.
Kjo shifër duket e lartë për Atleti, por spanjollët shpresojnë në zbritje apo ndonjë lloj tjetër kompenzimi. Gjithçka do të bëhet e ditur përmes negociatave. /Lajmi.net/