Charlie Austin: Man Utd kishte mundësi ta transferonin Van Dijk – e humbën atë për Lindelof

Sulmuesi anglez, Charlie Austin, ka folur për një prapaskenë interesante në mes të tij dhe Virgil Van Dijk.

Sport

12/04/2022 21:00

Siç rrëfehet vetë ai, temë kryesore e një bisede me mbrojtësin holandez kishte qenë pikërisht mostransferimi i tij te Manchester United.

Ish-lojtari i Queen’s Park Rangers tregon se çfarë i tha Van Dijk kur e pyeti për këtë çështje.

“Ai gjatë atij afati kalimtar përfolej shumë. Kishte shumë skuadra të interesuara. E pyeta një ditë: Virgil, si ia bëri Manchester United që nuk nënshkroi me ty, më tha se ata (Man Utd) po vraponin pas Lindelof. Mbeta si i shtangur”, u shpreh ai.

Rikujtojmë se Van Dijk u transferua te Liverpool nga Southampton për vlerën e 75 milionë eurove në janar të vitit 2017. /Lajmi.net/