Ramos: Dua të luaj edhe për 4-5 vite në nivele të larta, kam edhe 2 vite me PSG
Sergio Ramos ka zbuluar planet për të ardhmen e tij.
Sport
Qendërmbrojtësi spanjoll i Paris Saint Germain, Sergio Ramos ka bërë të qarta idetë e tij për të ardhmen.
Lojtari bëri të ditur se planifikon të jetë në nivele të larta të futbollit për së paku edhe 4-5 vite.
“Do të doja të luaja edhe 4-5 vite në nivele të larta pastaj të kem një eksperiencë tjetër”, ka thënë Ramos, transmeton lajmi.net.
“Kam dy vite të tjera te PSG, do të tentojmë të bëjmë tri, pastaj shohim. Derisa fiziku të durojë, unë mendoj se mund ta mbajë mendjen në fokus”, shtoi ish-kapiteni i Real Madrid.
Ramos kaloi pjesën më të madhe të këtij sezoni jashtë fushave të blerta, si pasojë e lëndimeve të shumta. /Lajmi.net/