Smith i lë përgjegjës Thaçin dhe Veselin për vrasjen e Behajdin Allaqit
Kryegjyqtari i Gjykatës Speciale në Hagë, Charles Smith ka folur në lidhje me akuzat për Hashim Thaçin. Ai ka thënë se trupi gjykues konstatoi se Thaçi ka dhënë një kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të përbashkët. “Në veçanti, trupi gjykues konstatoi se Thaçi si anëtar i shtabit të përgjithshëm dhe si shef…
Lajme
Kryegjyqtari i Gjykatës Speciale në Hagë, Charles Smith ka folur në lidhje me akuzat për Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se trupi gjykues konstatoi se Thaçi ka dhënë një kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit kriminal të përbashkët.
“Në veçanti, trupi gjykues konstatoi se Thaçi si anëtar i shtabit të përgjithshëm dhe si shef i drejtorisë politike ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e qëllimit kriminal të përbashkët. Në këtë aspekt, trupi gjykues konstatoi se drejtoria politike kishte kompetencë pothuajse ekskluzive mbi vendimet politike të UÇK-së dhe krijoi vizionin politik të UÇK-së që e shprehi publikisht, këtu përfshihej shënjëstrimi i kolaboracionistëve të pretenduar, krijimi i strukturës, organeve kompetente, dhe rregulloreve për këtë qëllim dhe përdorimi i luftës speciale kundër kundërshtarëve përfshirë përmes publikimit të komunikatave dhe deklarateve publike”, ka thënë Smith.
Ai ka thënë se Thaçi bashkë me të akuzuarit tjerë, emëruan persona besnik në pozita komanduese kyçe, duke mundësuar që ata të kishin kontrollin mbi UÇK-në gjatë gjithë kohës dhe plani i tyre të zbatohej plotësisht deri në nivelet më të ulëta të hierarkisë.
“Shumë prej tyre personave besnik që u zgjodhën nga të akuzuarit kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së krimeve. Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve përmes publikimit të komunikatave dhe dekalarate politike dhe përdorimit të luftës speciale Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime, përfshirë në arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 personave në Çirez dhe Baicë, në arrestimin, ndalimin dhe transferimin e vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqi dhe kishte dijeni për arrestimin e ndalimin e disa personave të tjerë”, ka thënë ai.
Smith ka thënë se vrasja e Behajdin Allaqit është kryer nga Thaçi dhe Kadri Veseli.
“Për Behajdin Allaqin, ne konstatuam se në vitin 1993 ai kishte pas një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën të cilët e akuzonin se kishte sjell një spiun të pretenduar të Serbisë, Shaban Shalën në rradhën e lëvizsjes politike që u takonin me çka i kishte vënë në rrezik anëtarët e lëvizjes. Kjo rezultoi në marrjen e prej Thaçit të rolit që i isht epremtuar Behajdin Allaqi. Trupi gjykues ka konstatuar se para zhdukjes së tij, Hallaqi kishte qëne nën vëzhgimin në Shërbimin e zbulimit të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Më 11 qershor 1998, ai u nis nga shtëpia e vet dhe shkoi në shtabin e UÇK-së ne Drenoc, më pas arritën Thaçi dhe Veseli, e morrën Behajdin Allaqin në pranga. Ai nuk u pa më kurrë dhe trupi gjykues është bindur se ai është vrarë”, ka shtuar Smith. /Lajmi.net/