Ronaldinho optimist: Barca mund ta mposht Realin në garën për titullin e La Liga
Ronaldinho është shprehur optimist sa i përket gjasave të Barcelonës për të fituar titullin e kampionit në La Liga.
Sport
Ikona braziliane e futbollit ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në La Liga dhe me formën e ish-skuadrës së tij.
Përkundër faktit se Barca qëndron me 15 pikë prapa Real Madridit (me 2 ndeshje më pak të luajtura) Ronaldinho beson se katalanët mund të fitojnë garën për titull.
“Të gjithë jemi të entuziazmuar që Barca po luan mirë dhe mendoj se gjithçka është e mundur”, ka thënë Ronaldinho, transmeton lajmi.net.
“Si tifoz shpresoj se gjërat shkojnë mirë dhe mendoj se mund të ketë një përmbysje”, ka shtuar braziliani.
Barcelona është e pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në La Liga dhe sonte përballet me Levanten, ku pritet të vazhdojë ecurinë e mirë. /Lajmi.net/