Formacionet e mundshme: Manchester City – Liverpool

Manchester City dhe Liverpool do të përballen sot, në kuadër të xhiros së 31 në Premier Ligë.

Sport

10/04/2022 10:53

Manchester City do të jetë nikoqir i Liverpoolit, në ‘Etihad Stadium’ sot me fillim nga ora 17:30.

Skuadra e Pep Guardiola është e para në tabelë me 73 pikë, vetëm një më shumë se ajo e trajnerit Jurgen Klopp që ka 72 pikë.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, pasi fituesi do të marrë kreun e tabelës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet e mundshme për të dy ekipet.

Manchestet City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Mahrez, Foden, Grealish.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Thiago, Salah, Mane, Diaz.