Inter të hapur që të shqyrtojnë opsionin për rikthimin e Lukaku

Romelu Lukaku megjithatë ka një derë hapur te skuadra e Inter.Romelu Lukaku megjithatë ka një derë hapur te skuadra e Inter.

Sport

07/04/2022 22:32

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka dështuar në rikthimin e tij në Premier League, dhe pakënaqësitë e tij i ka shprehur hapur qysh në fillim.

Lojtari lidhej me një rikthim të mundshëm tek Inter. Kishte dyshime nëse ‘Zikaltërit’ e duan, por raportimet e fundit flasin për një situatë më ndryshe.

Sipas ‘Mirror’, Inter janë të hapur për idenë që të kthejnë Lukakun në ‘San Siro’, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Serie A duan të kenë lojtarin në formë huazimi, para lëvizjes permanente.

Mbetet të shihet nëse italianët do t’ia dalin të negociojnë me sukses një situatë të tillë. /Lajmi.net/