De Vrij mund të rinovojë – Inter pritet të hap negociatat me lojtarin

Stefan de Vrij megjithatë mund të qëndrojë te skuadra e Inter.

Sport

07/04/2022 21:01

Mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij tash e sa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga Inter në fund të sezonit.

Lojtari ishte afër të bënte kalimin në Premier League edhe gjatë janarit. Por, raportimet e fundit nga Italia i japin një mundësi Interit, përcjell lajmi.net. Këta të fundit pritet të hapin negociatat me lojtarin.

Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2023 dhe Nerazzurri mund ta shesin atë këtë verë ose ta humbin falas vitin tjetër, përcjell lajmi.net.

‘Calciomercato’ bën të ditur se agjenti i lojtarit do të vizitojë zyrat e klubit këtë muaj me synimin për të arritur marrëveshje të re për holandezin.

Në mesin e skuadrave të interesuara për De Vrij është edhe Tottenhami. /Lajmi.net/