Milani kërkon transferimin e Asensios

Ekipi italian, Milan kërkon transferimin e anësorit të Real Madridit, Marco Asensio.

Sport

07/04/2022 15:02

E ardhmja e Asensios duket të jetë larg Real Madrid, kjo pasi lojtari ka kontratë me ‘Mbretëritë’, deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka rinovuar.

Mungesa e minutave është arsyeja tjetër qe e mban lojtarin larg ‘Santiago Bernabeu’.

Stefano Pioli, e sheh spanjollin si një lojtar shumë të rëndësishëm për planet e tij, andaj do shkojnë pas tij në qershor.

Sipas gazetës prestigjioze ‘AS’, bordi italian ka filluar tashmë kontaktet për të kryer transferimin në qershor, përcjell lajmi.net.

Asensio këtë sezon në 34 ndeshje ka realizuar 10 gola me Real Madridin.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë destinacioni i 26 vjeçarit nga Mallorca./Lajmi.net/