“Telenovela” Mbappe – lojtari ende nuk ka vendosur për të ardhmën

Kylian Mbappe ka qenë njëri ndër emrat më të përfolur në futboll gjatë kohëve të fundit.

Sport

07/04/2022 08:39

Ylli francez lidhej me një kalim te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, por duket se as vetë lojtari nuk e ka të qartë se ku do të përfundojë.

Sipas Fabrizio Romano, 23-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të renovojë kontratë me PSG apo do t’u bashkohet “Los Blancos”.

Gjatë ditës së mërkurë u raportua se Mbappe është duke e menduar nënshkrimin e kontratës së propozuar nga parisienët, por në anën tjetër interesimi i “mbretërve” është tundues dhe jo lehtë për t’u refuzuar.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çka do të vendosë lojtari në lidhje me të ardhmën e tij. /Lajmi.net/