PSG fiton ndaj Lorient – shënojnë Messi, Neymar e Mbappe

Treshja e madhe e Paris Saint Germain kanë shkëlqyer në ndeshjen kundër Lorient.

Sport

03/04/2022 22:39

PSG ka marrë një fitore 5:1 në shtëpi kundër Lorient, në një ndeshje ku shkëlequ Kylian Mbappe, i cili u ndihmua edhe nga Neymar JR e Lionel Messi, shkruan lajmi.net.

Parisienët kaluan në epërsi qysh në minutën e 12′ të takimit, kur Neymar JR, i asistuar nga Mbappe, gjeti rrugën e golit.

Në minutën e 28′, Mbappe doli në rolin e golashënuesit dhe dyfishoi epërsinë në 2:0. Francezi nuk e la me kaq. Por, paraprakisht, Lorient ngushtoi epërsinë në 2:1 me anë të Moffi.

Mbappe u rikthye në skenë në minutën e 67′, kur shënoi për 3:1, i asistuar nga Hakimi. Francezi bëri përsëri edhe asistuesin, kësaj radhe për Lionel Messin.

Lojtari më i mirë në botë shënoi në minutën e 73′ për 4:1, kurse për rezultatin final 5:1 erdhi goli i dytë personal i Neymar në këtë ndeshje, në minutën e 90′.

PSG shkon tashmë në kuotën e 68 pikëve, dhe ruan diferencën në krye të tabelës, me 12 pikë përpara Marseille. Lorient mbetet me 28 pikë në pozitën e 16-të. /Lajmi.net/