Vazhdojnë problemet me lëndime për Atletico Madrid

Atletico Madrid së fundmi ka pasur mjaft probleme me lëndime.

Sport

31/03/2022 18:10

Rikuperimi i Matheus Cunha, Daniel Wass, Thomas Lemar, Sime Vrsaljko gjatë kohës kur zhvilloheshin ndeshjet me kombëtare, ishte lajm i mirë për trajnerin Diego Simeone.

Por Atletico Madrid, vazhdon të ketë probleme me lëndime, transmeton lajmi.net

Hector Herrera, i cili po kalon në një kohë të mirë nën drejtimin e Cholos, nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mario Hermoso gjithashtu është i lënduar dhe nuk u stërvit me ekipin e mandrilëve.

Të dy janë në dyshime për dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Alaves në La Liga dhe Manchester City në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/