Tottenham interesohen për De Vrij – Inter i ulë çmimin

Gjasat janë të mëdha që Stefan de Vrij të përfundojë në Premier League, te skuadra e Tottenham Hotspur.

Sport

31/03/2022 15:33

Spurs janë gati të investojnë gjatë merkatos së verës, për t’i plotësuar Antonio Contes kushtet për sukses.

Sipas mediave italiane, skuadra e Tottenham Hotspur interesohet për shërbimet e Stefan de Vrij, mbrojtësit të Inter, përcjell lajmi.net.

Inter së fundmi kanë vendosur të futen në garë për Gleison Bremer dhe kësisoj janë gati të heqin dorë nga De Vrij.

Mbrojtësi i Inter mund të jetë në dispozicion të Spurs nëse këta të fundit mund të paguajnë 15-20 milionë euro për kartonin e tij.

Gjatë verës së kaluar, agjenti i De Vrij ofronte shërbimet e lojtarit për një shumë prej 30 milionë eurosh. Tottenham mund ta kenë me çmim të përgjysmuar. /Lajmi.net/