Kurti e propozon Justina Shiroka Pulën kandidate për Presidente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal përsëri në konferencë për media. Ai ka thënë se pasi u refuzua Bekim Sejdiu për President, Bedri Hamza ka refuzuar që të votohet njëherë projektligji për Gjykatën Speciale e mandej të votohet Presidenti i ri në një seancë të njejtë me dy pika të rendit të ditës. Kurti…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal përsëri në konferencë për media.
Ai ka thënë se pasi u refuzua Bekim Sejdiu për President, Bedri Hamza ka refuzuar që të votohet njëherë projektligji për Gjykatën Speciale e mandej të votohet Presidenti i ri në një seancë të njejtë me dy pika të rendit të ditës.
Kurti ka thënë se Hamza ka refuzuar Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin pasi janë politikë dhe të papranueshëm, e me këtë rast ai ka ndryshuar kandidatin.
“Atëherë më lejoni që këtu propozimin tonë të orës 20:00 ta modifikoj edhe sa më tutje. Kryetari i PDK-së, le të del sonte menjëherë që 22 deputetët e PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për President, ne po ia votojmë projektl;igjin për Gjykatnë Speciale fillimisht dhe mandej votimi për Presidente Justina Shiroka Pula, kryetari e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ish ministre e PDK-së në Qeverinë Thaçi 1”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/