Muller i hapur për rinovim afatgjatë me Bayern
Thomas Muller është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin e tij te Bayern Munich.
Sport
Ylli gjerman, Muller po shkon drejt fundit të kontratës me Bayern, megjithatë është i hapur të firmos kontratën e re afatgjate, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka thënë se ka pasur kontakte me skuadrën e tij lidhur me një vazhdim të mundshëm kontrate.
“I kam thënë vetes se dua të luaj futboll në nivelet më të larta së paku edhe në vitin 2025”, ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.
“Kjo është si ndihem aktualisht”, shtoi ai.
Muller ka kontratë valide me skuadrën e Bayern Munich deri në vitin 2023. /Lajmi.net/