Pse mungoi Messi ndaj Monacos?
Lionel Messi ka bërë një tjetër mungesë në Ligue 1.
Sport
Ylli argjentinas ka humbur një numër të madh ndeshjesh që prej kur u transferua në Ligue 1 te skuadrae PSG.
Lojtari më i mirë në botë mungoi edhe sot, për ndeshjen kundër Monaco, të cilën skuadra e tij e humbi 3:0.
Messi ishte në mesin e shtatë lojtarëve që munguan për këtë ndeshje dhe tashmë është mësuar edhe arsyeja, përcjell lajmi.net.
PSG kanë bërë të ditur se lojtari po përballet me një grip tash e tri ditë. Kjo ishte arsyeja që e la ata jashtë fushave.
Nuk është dhënë kohë e saktë se kur ai do të kthehet, por gjasat janë të mëdha që të jetë gati pas pauzës së kombëtareve. /Lajmi.net/