Daut Haradinaj: Kosova duhet të marr masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës
Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila i dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, bëri thirrje që Kosova të marrë masa menjëherë për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.…
Lajme
Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila i dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, bëri thirrje që Kosova të marrë masa menjëherë për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.
“Deri në fund. Deri në drejtësi.
Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së”, thuhet mes tjerash në reagim.
Postimi i plotë:
Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë.
UÇK është e pastër. Lufta e UÇK së ka qenë çlirimtare dhe nuk ka gjykatë që mund ta dënojë shpirtin çlirimtar.
Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme. Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK së.
Deri në fund. Deri në drejtësi.
Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së.