Atletico Madrid arrin fitore minimale ndaj Rayo Vallecano

Atletico Madrid arrin fitore minimale në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga, ndaj Rayo Vallecano.

Sport

19/03/2022 22:53

Ekipi i Diego Simeone arriti të marrë pikët e plota, pas fitores minimale 1:0 ndaj Rayo Vallecano.

Ishte goli i Koke në minutën e 59` të ndeshjes që vendosi gjithçka, shkruan lajmi.net.

Atletico Madrid ishte skuadra më e mirë në këtë takim, por edhe Vallecano kishin mundësitë e tyre.

Ishte një ndeshje mjaft intensive pasi u ndan për 90 minuta lojë, tetë kartona të verdhë, pesë për Atletico Madridin dhe tre për Rayon, ndërsa një i kuq ishte për lojtarin e Atleticos, Angel Correa.

Pas kësaj fitore ‘Rojiblancos’ gjenden në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Rayo Vallecano në vendin e 13 me 32 pikë./Lajmi.net/