Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo në lidhje me shortin ndaj Cityt: Ka arsye për të ëndërruar

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo u shpreh i lumtur me shortin e çerekfinales se Ligës së Kampionëve, ndaj Manchester City.

Sport

18/03/2022 15:26

Manchester City do të jetë nikoqir i Atletico Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

I lumtur me këtë short u shpreh presidenti i ‘Rojiblancos’ i cili tha:

“Kam një ndenje të mirë. Do të përpiqemi të shfaqim një lojë të mirë ndaj Manchester City.

City ka një trajner dhe ekip të mrekullueshëm, ashtu siç kemi edhe ne”, ishin fjalët e Enrique, transmeton lajmi.net.

“Ka arsye për të ëndërruar. Asnjë ekip nuk është i lehtë. Ne i njohim ata si dhe ata na njohin ne”, vazhdoi tutje presidenti i Atleticos.

Pritet një ndeshje mjaft intensive nga të dy ekipet, në luftën për të kaluar tutje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/