Simeone: Ndjej admirim të madh për Guardiolën dhe punën e tij
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka shfaqur admirim të madh për trajneri e Manchester City, Pep Guardiola, pas shortit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Sport
Atletico Madrid ka përball në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, gjigantin anglez Manchester City.
Lidhur me këtë ndeshje foli trajneri i Ateticos, Siomeone i cili tha se e admiron punën e Guardiolës.
“Ndjej admirim të madh për Guardiolën dhe punën e tij”, ishin fjalët e trajnerit, transmeton lajmi.net.
Simeone, gjithashtu tha se ekipi i tij është gjithmonë i përgatitur për ndeshje të tilla.
“Ne jemi gjithmonë të përgatitur për të garuar në ndeshje të tilla”, vazhdoi ai.
Ndeshja e parë e çerekfinales në mes Manchester City dhe Atletico Madrid do të zhvillohet më datën gjashtë prill në stadiumin ‘Etihad’, kurse ndeshja e dytë do të zhvillohet më 13 prill në ‘Wanda Metropolitano’./Lajmi.net/