Oliver Kahn flet për kontratat e Lewa, Neuer e Muller – Bayerni pa presion

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale në klub, dhe lojtarët që po afrojnë me fundin e kontratave.

Sport

17/03/2022 11:17

Robert Lewandowski, Thomas Muller dhe Manuel Neuer janë lojtarët që po afrohen me fundin e kontratës dhe akoma nuk kanë rinovuar.

Kontrata e të treve skadon në vitin 2023, por Oliver Kahn thotë se kjo nuk e shqetëson klubin.

“Përderisa zërat janë shqetësimi kryesor, unë jam shumë i relaksuar”, ka thënë Kahn, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk i lëmë të tjetër të na fusin në presion nga jashtë”, shtoi ish-portieri gjerman.

Te Bayern janë optimist se do të rinovohen kontratat, derisa në anën tjetër shumë zëra lidhin Lewandowskin me një transferim të mundshëm te Barcelona. /Lajmi.net/