Benfica kontakton Di Marian

Angel Di Maria me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Paris Saint Germain.

Sport

14/03/2022 17:53

Skuadra e PSG është gati të heq dorë nga shërbimet e Angel Di Maria, me argjentinasin që synon të kthehet te skuadra e Benfica.

‘Record’ bën të ditur se skuadra portugeze i është qasur lojtarit të PSG, përcjell lajmi.net.

Di Maria kishte nisur karrierën e tij në futbollin evropian me skuadrën e Benfica.

Një rikthim i tij në Superligën e Portugalisë mund të nënkuptojë edhe aventurën e fundit të Di Maria në Evropë. /Lajmi.net/