Çitaku: Thaçi me shokët na kujtuan sa të pathyeshëm janë – Ata e kanë kryer të tyrën, tani është radha jonë dhe nuk ka dorëzim
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar pas vendimit që Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ajo ka thënë se Thaçi me shokët edhe sot me qëndrimin e tyre dinjitoz kanë treguar sa të pathyeshëm janë, shkruan lajmi.net. “Sa të fortë. Sa të guximshëm. Sa…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar pas vendimit që Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ajo ka thënë se Thaçi me shokët edhe sot me qëndrimin e tyre dinjitoz kanë treguar sa të pathyeshëm janë, shkruan lajmi.net.
“Sa të fortë. Sa të guximshëm. Sa shumë vazhdojnë të besojnë në luftën e tyre të drejtë për liri. Hashim Thaçi, me buzëqeshje dhe me një “OK”, iu përgjigj dënimit drakonik. Ata e kanë kryer të tyren. Tash është radha jonë. UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale. UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Dhe s’ka dorëzim. Rezistencë. Deri në fund. Deri në liri”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: