ZYRTARE: Sponsori i fanellave “Three” suspendon marrëveshjen me Chelsean
Sponsori i fanellave "Three" zyrtarisht ka suspenduar marrëveshjen me gjigantin anglez, Chelsea.
Sport
Presidenti i “Bluve”, Roman Abramovich është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar në orët e fundit dhe nuk është duke iu lejuar as ta shesë klubin, që e vendosi para disa ditëve, transmeton lajmi.net.
E shkaku i kësaj situate, edhe “Three” kanë suspenduar marrëveshjen me Chelsean dhe kanë kërkuar që t’iu largohet logo e tyre nga fanellat dhe stadiumi.
“Në dritën e sanksioneve të shpallura së fundmi nga qeveria, ne i kemi kërkuar klubit të futbollit Chelsea të pezullojë përkohësisht sponsorizimin tonë ndaj klubit, duke përfshirë heqjen e markës sonë nga bluzat dhe përreth stadiumit deri në një njoftim të dytë”.
“Ne e pranojmë se ky vendim do të ndikojë te shumë tifozë të Chelseat që ndjekin me pasion ekipin e tyre. Megjithatë, ne mendojmë se duke pasur parasysh rrethanat dhe sanksionin e qeverisë që është në fuqi, është gjëja e duhur për t’u bërë”.
“Si një rrjet celular, mënyra më e mirë që mund të mbështesim popullin e Ukrainës është të sigurojmë që refugjatët që vijnë në MB nga konflikti dhe klientët aktualisht në Ukrainë mund të qëndrojnë të lidhur me njerëzit që kanë rëndësi për ta. Prandaj, ne po ofrojmë paketa lidhjeje për të gjithë ukrainasit që mbërrijnë në MB dhe ata në Ukrainë”.
Ndërkohë, Chelsean sonte (e enjte) e pret një sfidë jo shumë e vështirë ndaj Norwich Cityt./Lajmi.net