Lushtaku: Fermerët e Skenderajt do të subvencionohen me pajisje bujqësore përmes marrëveshjes me Islamic Relief Kosova

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se komuna do të vazhdojë mbështetjen për fermerët përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila parasheh subvencionimin e tyre me pajisje bujqësore. Lushtaku bëri të ditur se kjo marrëveshje synon të forcojë sektorin e bujqësisë dhe të…

Lajme

07/07/2026 12:23

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se komuna do të vazhdojë mbështetjen për fermerët përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila parasheh subvencionimin e tyre me pajisje bujqësore.

Lushtaku bëri të ditur se kjo marrëveshje synon të forcojë sektorin e bujqësisë dhe të krijojë kushte më të mira për fermerët e komunës.

“Përkrahja për fermerët e komunës së Skenderajt me pajisje bujqësore do të vazhdojë fuqishëm edhe përmes marrëveshjes që e nënshkruam sot me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila do të mundësojë subvencionimin e fermerëve tanë me pajisje bujqësore”, ka shkruar Lushtaku.

Ai theksoi se marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë në komunë, duke synuar rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës për fermerët.

“Kjo marrëveshje është një tjetër hap konkret në mbështetje të bujqësisë, me synimin për të rritur prodhimtarinë, përmirësuar kushtet e punës dhe fuqizuar fermerët tanë, të cilët janë shtyllë e zhvillimit ekonomik të komunës”, u shpreh ai.

Lushtaku ritheksoi angazhimin e Komunës së Skenderajt për të vazhduar investimet dhe bashkëpunimet që mbështesin sektorin e bujqësisë.

“Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar që, përmes investimeve dhe partneriteteve të rëndësishme, të vazhdojë ta mbështesë bujqësinë dhe çdo fermer që punon me përkushtim tokën e vet!”, shtoi Lushtaku.