ZYRTARE: Chelsea konfirmon se do zhvillojnë ndeshjen ndaj Norwichit
Chelsea ka konfirmuar se pavarësisht problemeve të fundit, do ta zhvillojnë ndeshjen e sotme ndaj Norwich Cityt.
Sport
Presidenti Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe njëkohësisht nuk është duke iu lejuar ta shesë klubin, transmeton lajmi.net.
Para disa orëve, ka pasur raportime që mund të suspendohet ndeshja e sotme, por tani Chelsea përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se çdo gjë do ndodh siç ishte planifikuar.
Komunikata e plotë:
“Klubi i futbollit Chelsea është informuar se pronari i tij Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.
“Në bazë të pronësisë së tij 100 për qind të Chelsea FC plc dhe subjekteve të lidhura me to, Chelsea FC normalisht do t’i nënshtrohej të njëjtit regjim sanksionesh si z. Abramovich. Megjithatë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një licencë të përgjithshme që lejon Chelsea FC të vazhdojë aktivitete të caktuara”.
“Ne do të përmbushim ndeshjet e ekipit tonë të meshkujve dhe femrave sot kundër Norwich dhe West Ham, respektivisht, dhe synojmë të përfshihemi në diskutime me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me fushëveprimin e licencës. Kjo do të përfshijë kërkimin e lejes për ndryshimin e licencës në mënyrë që të lejohet Klubi të funksionojë sa më normalisht të jetë e mundur. Ne do të kërkojmë gjithashtu udhëzime nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për ndikimin e këtyre masave në Fondacionin Chelsea dhe punën e tij të rëndësishme në komunitetet tona”.
“Klubi do të përditësojë më tej kur të jetë e përshtatshme për ta bërë këtë”, shkruhet në komunikatë.
Statement from Chelsea Football Club.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 10, 2022
Ndërkohë, ndeshja nis në ora 20:30./Lajmi.net