Tuchel: Lukakut nuk i pëlqen situata momentale te Chelsea
Sulmuesit së Chelseas, Romelu Lukakut nuk i pëlqen situata dhe nuk është e lehtë për të pasi lufton për të hyrë në formacionin fillestar te Chelsea, këtë e ka konfirmuar trajnerin Thomas Tuchel.
Sport
28-vjeçari ka luftuar për të gjetur diçka si formën më të mirë këtë sezon që nga transferimi veror prej 97.5 milionë funtesh nga Interi, duke shënuar 11 gola në të gjitha garat, që nuk është rikthimi që kishte shpresuar, transmeton lajmi.net.
Kanë qenë të tilla vështirësitë që sulmuesi nuk mund të futet në formacionin fillestar për momentin, i lënë jashtë 11-të për ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Lille, finalen e Carabao Cup kundër Liverpool dhe ndeshjen e fundit të Premierligës ndaj Burnley.
Me Kai Havertz në formë mbresëlënëse, Lukaku nuk duket se do të rikthehet së shpejti në grup dhe Tuchel pranon se është e vështirë për belgun.
Megjithatë, tekniku gjerman ka lavdëruar profesionalizmin e sulmuesit, duke thënë se Lukaku është aq pozitiv sa mund të jetë pavarësisht kohës së zgjatur në stol.
“Sigurisht, nuk është e lehtë për momentin për të, por është një anëtar i ekipit – një anëtar i rëndësishëm i ekipit”.
“Ka lojtarë të tjerë në momente të caktuara që nuk janë të lumtur sepse problemi më i madh është se ne mund të startojmë vetëm me 11 lojtarë dhe shumë lojtarë mendojnë dhe kanë një arsye të mendojnë se janë fillestarë të rregullt për ne”.
“Ka gjithmonë një shans [për Lukakun] sepse Kai gjithashtu mund të luajë më shumë pozicione, ne mund të luajmë me dy sulmues si në pjesën e dytë kundër Burnley dhe Luton. Gjithmonë ka një shans, nuk është vetëm Romelu. Është gjithashtu Timo (Werner) dhe ndonjëherë një nga mesfushorët. Është cilësia që bën diferencën.
“Romelu lufton për të si gjithë të tjerët. Kjo është ajo që na duhet. Është aq pozitiv sa mund të jetë. Nuk i pëlqen situata, askush nuk e pëlqen. E trajton në mënyrë shumë profesionale. Mundohem të bëj më të mirën që të jem i respektueshëm dhe mbështetës si të gjithë të tjerët”.
Chelsea ka disa ditë të ngarkuara në vazhdim, duke luajtur me Norwich dhe Newcastle në Premierligë përpara Lille në Ligën e Kampionëve dhe Middlesbrough në FA Cup, të gjitha brenda një hapësire prej 10 ditësh./Lajmi.net