Përfaqësuesit e Christensen përfundojnë takimin në Barcelonë – kjo është marrëveshja e arritur

Andreas Christensen do të jetë lojtar i skuadrës së Barcelonës në sezonin e ardhshëm.

Sport

09/03/2022 11:54

Përfaqësuesit e mbrojtësit danez, Andreas Christensen, kanë qenë në Barcelonë për një takim me krerët e klubit ‘Blaugrana’.

Sipas raportimeve nga Matteo Moretto të ‘Fichajes’, përfaqësuesit e Christensen tashmë janë larguar nga Barcelona, me një marrëveshje të mbyllur, përcjell lajmi.net.

I njëjti burim bën të ditur se Christensen dhe Barca do të kenë një kontratë valide për tri vite.

Thuhej se danezi do të qëndronte te Barcelona për pesë vite, por duket se marrëveshja është arritur për vetëm tri vite.

Barca do ta ketë kartonin e Christensen falas, pasi lojtari mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Nuk dihet akoma  se cila do të jetë paga e lojtarit. /Lajmi.net/