Toni Kroos stërvitet me grupin, rriten gjasat që të jetë startues ndaj PSG

Real Madrid ka marrë lajme të mira sot lidhur me Toni Kroos.

Sport

08/03/2022 12:01

Mesfushori gjerman ka arritur të kompletojë stërvitje me grupin e lojtarëve, para ndeshjes ndaj PSG.

Real Madrid dhe Paris Saint Germain përballen nesër, në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/16-ës së finales së Champions League.

Kroos është në dyshim për ndeshjen, si pasojë e një lëndimi. Por, ‘Marca’ raportoi sot për stërvitje të lojtarit me grupin, dhe rritje të gjasave që ai të jetë startues, përcjell lajmi.net.

Përveç Kroos, në dyshime për këtë ndeshje është edhe Kylian Mbappe i Paris Saint Germain.

Mbetet të shihet nëse dyshja do t’ia dalin që të kthehen me kohë për këtë ndeshje të rëndësishme. /Lajmi.net/