Guardiola thyen ‘bunkerin’ e Lampard: Foden i siguron tri pikë të mëdha Cityt ndaj Everton
Manchester City ka fituar tri pikë të mëdha në garën për titullin e kampionit në Premier Legaue.
Sport
‘Citizens’ kanë dominuar ndeshjen ndaj Everton, por fitorja e tyre ishte minimale 0:1, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë e takimit pa një Everton të organizuar në mënyrë perfektë, që nuk i linte hapësira liderëve të ligës. Por, në pjesën e dytë presioni u shtua.
City krijoi rast pas rasti në pjesën e dytë, deri kur në minutën e 81’ Phil Foden shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Everton, për të dërguar topin pas shpinës së Pickford.
Kampionët në fuqi shkojnë tashmë me 66 pikë në krye të tabelës, gjashtë pikë më shumë sesa Liverpool që kanë një lojë më pak në pozitën e dytë. Everton mbetet me 22 pikë në pozitën e 17. /Lajmi.net/