Përkrahje masive për Ukrainën në Premier League: Lojtarët e City e Everton me fanella speciale dhe flamuj të Ukrainës

Shteti i Ukrainës dhe qytetarët e saj kanë marrë një përkrahje masive morale nga skuadrat e Premier League.

Sport

26/02/2022 18:33

Para ndeshjes mes Everton dhe Manchester City, disa pamje të mahnitshme janë parë nga lojtarët e të dyja skuadrave.

Lojtarët e të dyja skuadrave u futën në ndeshje me fanella speciale dhe flamuj të Ukrainës, duke bërë thirrje për ndalje të luftës, përcjell lajmi.net.

Atmosferës nuk iu përmbajt dot Zinchenko, i cili shpërtheu në lot.

Edhe Mykolenko i Everton ishte po ashtu jashtëzakonisht i emocionuar. /Lajmi.net/