Dyshja e Tottenham Kane dhe Son me rekord të ri në Premier Ligë
Harry Kane dhe Son Heung-Min arritën rekord të ri në Premier Ligë.
Sport
Reprezentuesi i Koresë së Jugut dhe ai i Anglisë kanë kaluar Frank Lampard dhe Didier Drogba si dyshja që kanë asistuar për njëri-tjetrin për më shumë gola në historinë e Premier Ligës.
Son shënoi golin e katërt të Spurs në takimin e tyre me Leeds United, për të zhvendosur rekordin në 37 kombinime golash në mes tij e Kane, shkruan lajmi.net.
Kapiteni i Anglisë asistoi në golin e Son në fitoren 4:0 ndaj Leedsit.
Dyshja e Tottenham kanë luajtur përkrah njëri-tjetrit që nga viti 2015.
Son që nga transferimi i tij te Spurs ka shënuar 80 gola në Premier Ligë dhe ka dhuruar 44 asistime. Kane ka 174 gola në njërën nga ligat më prestigjioze dhe ka asistuar 37 herë./Lajmi.net/