Tottenhami kërkon këndelljen ndaj Leeds United, United pret Watfordin, City në udhëtim kundër Everton
Tottenham Hotspur udhëton drejt Leeds United, Manchester United pret Watfordin ndërsa City udhëton në Everton për xhiron e 27-të në Premier Ligë.
Sport
Ekipi i Antonio Contes kërkon këndelljen, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit. Ata kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.
Tottenhami për momentin janë në pozitën e tetë me 39 pikë, por kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Leedsi aktualisht gjenden në pozitën e 15 në tabelë me gjithsej 23 pikë, shkruan lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Tottenham do arrijnë të rikthehen me rezultate pozitive apo do vazhdojnë formën e njëjtë.
Ndeshja në mes Leed United dhe Tottenham Hotspurs luhet sot ( e shtune) me fillim nga ora 13:30.
Manchester United është nikoqir i Watfordit, në Old Trafford. Djajtë e Kuq kërkojnë pikët e plota në garën për titull të Premier Ligës.
United gjenden në pozitën e katërt me 46 pikë, katër pikë më pak se Chelsea.
Mund të jetë një ndeshje e lehtë për United pasi Watford janë në pozitën e parafundit me gjithsej 18 pikë të grumbulluara.
Ndeshja në mes Manchester United dhe Watford luhet në orën 16:00.
Manchester City është në rrugë të mirë drejt titullit pasi janë në pozitën e parë me 63 pikë, tri pikë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Liverpool, shkruan lajmi.net.
City ka udhëtuar në Everton për të marrë pikët e plota. Ndeshja pritet të mos jetë e vështirë për ekipin e Pep pasi Evertoni nuk po kalon ndeshje të mira. Ata janë në pozitën e 16 me 22 pikë.
Ndeshja në mes Manchester City dhe Everton luhet në orën 18:30./Lajmi.net/