Pep Guardiola në mbështjetje të Oleksandr Zinchenko

Lufta e cila po zhvillohet në Ukrainë nga Rusia, pati ndikim edhe në futboll.

Sport

25/02/2022 17:18

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola shprehi mbështetje për lojtarin nga Ukraina, Zinchenko.

“Kam folur privatisht me Zinchenkon. Është një situatë e vështirë për të gjithë botën. Por ai është një djalë i fortë dhe është gati të përballet kundër Evertonit”, ishin fjalët e Guardiolës, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu tha se ukrainasi ka mbështetjen e tij dhe të gjithë ekipit.

“Ekipi është afër tij sigurisht. Ai e ka mbështetjen tonë normalisht pasi ne jetojmë së bashku çdo ditë”, shtoi tutje trajneri.

Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar trazira në të gjithë botën. /Lajmi.net/