“Dorëzohuni tani”, “Ik mbushu”: Dalin përgjime nga ishulli ukrainas që i rezistoi pushtimit rus
Ish-diplomati ukrainas, Olexander Scherba, ka shpërndarë përgjime nga momenti kur Ishulli i Gjarprit, pjesë e Ukrainës në afërsi të Detit të Zi, është pushtuar nga rusët pas rezistencës atje.

Bota
Scherba, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, ka bërë të ditur se incizimi përfshin bisedë mes flotës ruse dhe një grupi të vogël ushtarësh ukrainas, shkruan lajmi.net.
“Incizimi i bisedës mes flamurit të flotës ruse dhe një grupi të vogël ushtarësh ukrainas, të cilët mbronin gjatë gjithë ditës ishullin e gjarpërinjve, praktikisht, vetëm një shkëmb, në Detin e Zi”, thuhet në postimin e tij.
“Rusët: Dorëzohuni, tani! Ukrainasit: Ik, mbushuni”, sqaron më tej ish-diplomati.
— olexander scherba?? (@olex_scherba) February 24, 2022
Sipas tij, nuk ka pasur ndonjë kontakt me ukrainasit që prej këtij momenti.
I njëjti ka bërë me dije se po ruhej nga 13 roje kufitare ukrainase. /Lajmi.net/
And this is the island in Black Sea, where our 13 border guards held their ground under the fire of Russian armada. The whole day. It’s radio silence there now. #StandWithUkraine pic.twitter.com/kRkvGQmJCj
— olexander scherba?? (@olex_scherba) February 24, 2022