Bayern Munich nuk pajtohen me kushtet personale të Serge Gnabry, ai mund të largohet
Bayern ka punuar për të arritur një marrëveshje me Gnabryn, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2023.

Sport
Bisedimet mendohej se ishin afër një zgjidhjeje pozitive në fillim të këtij sezoni. Por lojtari po kërkon një pagë më të madhe, pasi sipas tij e meriton, transmeton lajmi.net.
Ekipi bavarez nuk është i gatshëm të pajtohet me kushtet personale që lojtari i ka vendosur. Kështu ai mund të largohet në fund të sezonit.
Chelsea dhe Tottenham po ndjekin nga afër bisedimet në mes Bayern Munich dhe anësorit Gnabry.
Nëse ai nuk arrin marrëveshje me gjigantët gjerman, ekipet nga Premier Liga e duan lojtarin në radhët e tyre./Lajmi.net/