Zinchenko bën postimin për Putinin, Instagram e censuron

Oleksand Zinchenko i Manchester City ka reaguar për situatën e krijuar në Ukrainë.

Sport

24/02/2022 11:21

Lojtari ukrainas ka bërë një postim politik në llogarinë e tij private në rrjetin social ‘Instagram’.

Instagram i ka fshirë postimin lojtarit të Ukrainës, Zinchenko, i cili i kishte dëshiruar vdekjen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Shpresoj të vdesësh – krijesa më e tmerrshme”, ka shkruar Zinchenko, përcjell lajmi.net.

Ky postim ishte bërë në një ‘Instastory’, por Instagram kishte reaguar duke larguar postimin.

Përveç Zinchenko, edhe skuadra e lojtarë të tjerë kanë reaguar për luftën në Ukrainë. /Lajmi.net/