Dortmund arrin marrëveshje personale me Adeyemin – mbetet vetëm marrëveshja me Salzburgun
Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje të plotë me sulmuesin e RB Salzburgut, Karim Adeyemi.
Sport
“Sport1” raporton se gjiganti gjerman ka marrëveshje të plotë sa i përket kushteve personale me futbollistin e talentuar, transmeton lajmi.net.
Kësisoj, tashmë ka mbetur vetëm që të arrihet marrëveshja mes Dortmundit dhe RB Salzburgut, që ende nuk janë pajtuar sa i përket çmimit.
Dortmund ka ofruar 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, derisa Salzburg kërkojnë plotë 45 milionë euro për ta liruar futbollistin gjerman.
Adeyemi kërkohet edhe nga gjigantë të tjerë evropianë, sidoqoftë, Dortmund vazhdon të jetë optimist se deri në qershor do arrijnë marrëveshje, ngase e shohin futbollistin si pasuesi i Erling Haaland, që më shumë gjasë do largohet verën e ardhshme./Lajmi.net.