Benzema nuk dëgjon këshillat e stafit mjekësorë – do startojë ndaj PSG-së

Real Madrid do udhëtojë në "Parkun e Princave" për përballjen e rëndësishme ndaj PSG-së, në kuadër të raundit të 16-të.

Sport

15/02/2022 16:58

Përballja interesante do zhvillohet pas disa orëve, ndërkohë, qendërsulmuesi Karim Benzema pritet të jetë titullar, transmeton lajmi.net.

Gazetari Gerard Romero, njofton se Benzema do jetë nga minuta e parë, ngase ka vendosur të mos dëgjojë këshillat e stafit mjekësorë që të jetë në stol.

Mirëpo, francezi nuk do jetë në gjendje që të zhvillojë mbi 60 minuta, prandaj do zëvendësohet në pozitën e dytë.

Përndryshe, formacioni i mundshëm i Realit pritet të jetë: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Kroos, Casemiro; Asensio, Vinicius, Benzema.

Ndërkohë, PSG pritet të nis me këtë 11-she startuese: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Paredes, Verratti, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar.

Përballja e ‘zjarrtë’ do nis në ora 21:00./Lajmi.net/