Momenti kur dramaturgia serbe përplaset me Vuçiqin, i thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet ta njohë atë

Dramaturgia Biljana Srbljanoviq ia ka thënë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kosova është shtet i pavarur që Serbia duhet ta njohë.

Lajme

14/02/2022 11:52

Srbljanoviq dhe Vuçiq janë përplasur në një emision televiziv për gjenocidin e Srebrenicës dhe pavarësinë e Kosovës.

Si rëndom, Vuçiq tha edhe në këtë emision se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Aty është folur edhe për Srebrenicën, teksa dramaturgia është shprehur se gjenocidi në Srebrenicë ishte një plagë e pashëruar në Serbi.

Gjithashtu është shprehur se ndjen keqardhje që filmi “Quo Vadis, Aida?” nuk shfaqet në këtë vend.

Video është shpërndarë në rrjetin social Tik Tok.

 

@lulzimasllani2 Bildanalyse.S#lulzimasllani2 #???❤️? #deutschland?? #viral #tiktokviral #viralvideo ♬ Originalton – Lulzim Asllani