Detaje nga biseda telefonike: Çfarë e paralajmëroi Biden – Putinin?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin thuhet ta ketë paralajmëruar lidhur me konsekuencat e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Bota
Ai i ka thënë udhëheqësit rus se një pushtim do të “prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë”.
Biden dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin dhe i tha atij se Uashingtoni dhe aleatët do t’i përgjigjeshin Rusisë në rast se tenton pushtimin e Ukrainës.
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ndërkohë, akuzoi SHBA-të për “fushatë propagandistike” kundër Moskës në një telefonatë me homologun e tij amerikan Anthony Blinken.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se paralajmërimet për agresionin rus po ngjallin “panik” pasi këshilltari i sigurisë kombëtar i SHBA-ve paralajmëroi pushtim të afërt rus.
Ndihmësi presidencial rus Yury Ushakov e përshkroi një telefonatë të shtunën midis presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe presidnetit rus Vladimir Putin si “të ekulibruar dhe biznesore”, por ai tha se SHBA-të dhe NATO nuk kanë arritur të trajtojnë shqetësimet kryesore të Rusisë.
Ushakov tha se biseda e cila zgjati pak më shumë se një orë, “u zhvillua në një atmosferë histerie rreth pushtimit të supozuar rus të Ukrainës”.
Ai më tutje tha se Biden i kishte thënë Putinit se “është i përkushtuar në rrugën diplomatike dhe kishte paraqitur një sërë konsideratash rreth shqetësimeve të Rusisë”.
“Presioni rreth temës së pushtimit u krye në mënyrë të koordinuar dhe histeria ka arritur kulmin”, thotë Ushakov.
Putin thuhet t’i ketë thënë Bidenit se Perëndimi i ka injoruar shqetësimet kryesore të sigurisë së Rusisë, duke thënë se SHBA dhe aleatët e saj kanë “pompuar” Ukrainën me armatime të reja duke inkurajuar provokime nga forcat ukrainase.
“Pala ruse, sigurisht, do të analizojë me kujdes konsideratat e shprehura nga Biden dhe padyshim që do t’i marrë parasysh, por për fat të keq këto konsiderata nuk prekin elementët qëndrorë të nismave ruse për zgjerimin e NATO-s, mosvendosjen e forcave në Ukrainë, territorin dhe të tjera”, thotë Ushakov.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i tensioneve Rusi – Ukrainë. /Lajmi.net/