Kupa FA: Chelsea kalon tutje, mposht Plymouth pas vazhdimeve

Chelsea ka kaluar tutje në kuadër të Kupës FA.

Sport

05/02/2022 16:29

Skuadra e Thomas Tuchel ka shënuar një fitore më të vështirë sesa pritej ndaj skuadrës së Plymouth, shkruan lajmi.net.

Koha e rregullt e këtij takimi u mbyll me rezultatin 1:1 dhe gjithçka më pas u vendos në vazhdime.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 8’, nga Gillesphey.

Azpilicueta barazoi shifrat në 1:1 para pjesës së parë, por Chelsea nuk arriti të shënonte më në kohën e rregullt, përkundër shanseve të krijuara.

Fati i takimi u vendos me golin e minutës së 105+1’, nga Marcos Alonso.

Chelsea kësisoj kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA, duke plotësuar pritshmëritë për fitore në ndeshjen e sotme./ Lajmi.net/