Ancelotti pyetet për Bale e Hazard, humb durimin me mediat
Carlo Ancelotti ishte shumë i nervozuar me pyetjet e gazetarëve pas eliminimit nga Kupa e Mbretit.
Sport
Gazetarët drejtuan pyetje ndaj tij për Gareth Bale e Eden Hazard, dhe kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit italian.
Bale e Hazard ishin lënë në bankën rezervë në fillimin e ndeshjes dhe trajneri u pyet nëse dyshja ishin ndëshkuar, apo çfarë ishte zgjedhja.
“Pse më pyesni për Bale e Hazard”, u përgjigj Ancelotti, transmeton lajmi.net.
“Pse nuk flisni për Ceballos, Carvajal? As ata nuk luajtën, dhe a duhet tani të supozojmë se edhe ata janë ndëshkuar”, shtoi italiani.
“Unë bëra vendimet e mia, por nëse do të ishit të sinqertë, do të flisnit edhe për Ceballos që nuk luajti asnjë minutë dhe të tjerët që ishin në bankë e nuk luajtën. Të gjithë janë në nivele të njëjta”, vazhdoi përgjigjen e tij Ancelotti.
Real Madrid pësoi ndaj Athletic Bilbao nga një gol i minutës së 89’, që u shënua nga Alejandro Berenguer. /Lajmi.net/