Ylli i Liverpool Sadio Mane tregon rolin e tij ‘të rëndësishëm’ për Senegalin në Kupën e Afrikës 2021

Anësori i Liverpool, Sadio Mane po aktivizohet në Kupën e Afrikës, me kombëtaren e tij Senegalin.

Sport

01/02/2022 10:07

Mane dhe Senegali kanë prekur fazën gjysmëfinale, dhe lojtari i Liverpool kishte një prej roleve kyçe në skuadër. Lidhur me këtë, ai ka dhënë disa komente së fundmi.

“Është detyra ime të jem gati për të luajtur kudo. Duhet ta bëj sepse mendoj se është shumë e rëndësishme për mua”, tha Mane, cituar nga BBC Sport Africa. “Është e rëndësishme që djemtë të sigurohen që ne ta fitojmë ndeshjen, kështu që për të fituar duhet të bësh gjithçka dhe të bësh të gjitha sakrificat e nevojshme”, ka thënë Mane, transmeton lajmi.net.

“Nëse paraqitja e Senegalit kundër Nzalang Nacional ishte më e mira e tyre ndonjëherë deri më tani në edicionin e 33-të të kompeticionit, Mane tha: “Unë mendoj se të gjitha ndeshjet, për mua, janë më të mirat. Sigurisht, e di që njerëzit gjithmonë kërkojnë futboll të bukur, përpiqen të krijojnë raste dhe të shënojnë dhe kjo është normale. Por si futbollist nuk mund ta presësh këtë gjatë gjithë kohës. Të bësh këtë pa fituar nuk ka kuptim”, shtoi numri 10 i Senegalit.

Senegali do të përballet me Burkina Fason gjysmëfinale në stadiumin ‘Ahmadou Ahidjo’ të mërkurën. /Lajmi.net/