Kupa e Francës: Nice eliminon Paris Saint Germain pas penalltive

PSG është eliminuar nga Kupa e Francës.

Sport

31/01/2022 23:21

Skuadra e Paris Saint Germain i ka dhënë fund garës së saj në Kupën e Francës, shkruan lajmi.net.

Parisienët nuk arritën më shumë sesa një barazim pa gola në kohën e rregullt ndaj Nice, kurse në penallti u mposhtën.

Messi, Mbappe, Draxler,  Verratti e Bernat ishin të saktë në radhët e PSG, por Paredes e Xavi Simons gabuan dhe eliminuan skuadrën e tyre.

Te Nice shënuan Schneiderlin, Todibo, Atal, Gouiri, Guessand e Dante, dhe gaboi vetëm Delort.

Kjo saktësi i siguroi kualifikimin tutje skuadrës së Nice. /Lajmi.net/