Liverpool pranë nënshkrimit me Carvalho

Liverpool është në negociata të avancuara me Fulhamin për shërbimet e lojtarit, Fabio Carvalho.

Sport

31/01/2022 08:59

“Reds” e vlerësojnë talentin si një ndër yjet e së ardhmes, andaj edhe kanë ofruar shtatë milionë euro, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se negociatat janë në fazën përfundimtare dhe që marrëveshja mund të realizohet në orët e ardhshme.

Sidoqoftë, Fulham dëshiron ta mbajë Carvalho deri në fundin e sezonit, që t’iu ndihmojë për objektivat e vendosur.

Përndryshe, Liverpool dje kompletoi transferimin e Luis Diaz nga Porto./Lajmi.net/