Pritet zyrtarizimi i Diaz te Liverpool

Luis Diaz pritet të zyrtarizohet te skuadra e Liverpool.

Sport

30/01/2022 07:57

Merkatoja e janarit po numëron orët e fundit dhe Liverpool janë të vendosur që të kompletojnë lëvizjen e tyre për sulmin.

Mirror raporton se ‘Reds’ pritet të mbyllin marrëveshjen me Luis Diaz. Në fakt, marrëveshja thuhet të jetë e kryer, por pritet vetëm zyrtarizimi, përcjell lajmi.net.

Liverpool do t’i paguajë 40-45 milionë euro për Porton, me një shumë tjetër që pritet të jepet përmes bonuseve.

Lojtari vlerësohej me 83 milionë euro nga Porto, por situata e krijuar në merkato bëri që ata të dëgjojnë edhe oferta të tjera.

Diaz lidhej edhe me Tottenham, por ‘Reds’ arritën të bëjnë mirë kalkulimet dhe tashmë pritet zyrtarizimi i Diaz tek ata. /Lajmi.net/