Barcelona arrin marrëveshje me Aubameyang – ka vetëm një kusht për të kompletuar transferimin

Barcelona ka arritur marrëveshje me Pierre Emerick Aubameyang.

Sport

29/01/2022 16:30

Mediat spanjolle kanë filluar të raportojnë për një lëvizje të fundit të Barcelonës, për sulmuesin e Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang.

Barca raportohet të ketë arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale, transmeton lajmi.net

I vetmi faktor që pengon transferimin e Aubameyang te Barcelona është francezi Ousmane Dembele, për të ardhmen e të cilit nuk dihet shumë.

Thuhet se në momentin e parë që Barca lirohet nga kartoni i Dembele, ata do të kompletojnë transferimin e Aubameyang.

Pra, kushti është që të largohet Dembele, për t’u afruar Aubameyang. Sigurisht, edhe marrëveshja me Arsenal, që nuk pritet të jetë problematike. /Lajmi.net/